Aksident në Vorë, plagoset drejtuesi i një motoçiklete

14/05/2015 00:00

Një aksident me pasojë plagosjen e drejtuesit të një motoçiklete ndodhi paraditen e së enjtes, në Vorë.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, motori po udhëtonte me shpejtësi, kur ka goditur një automjet. Më pas, edhe disa mjete të tjera janë përfshirë në aksident.

Policia po heton për zbardhjen e rrethaneve të aksidentit, ndërsa një automjet i urgjencës ka dërguar drejtuesin e motoçikletës në spital, për të marrë  mjekim.

Top Channel