Morata: Ndaj Realit bëra detyrën, tani fitojmë Champions

14/05/2015 00:00

Heroi i Juventusit në ndeshjen ndaj Realit ishte padyshim sulmuesi Alvaro Morata, i cili i shënoi ish-ekipit të tij golin që u dha ‘biletën’ bardhezinjve për në finalen e Berlinit.

Në shenjë respekti ndaj madrilenëve ai nuk festoi pas shënimit të golit. Të njëjtën gjë bëri edhe në Torino. Por Morata nuk ndjehej keq pas ndeshjes.

“Unë tani luaj për Juventusin dhe sonte bëra punën time. Ne kemi luftuar shumë për të arritur këtu, por kjo nuk do të thotë se këtu përfundon gjithçka. Ne duam ta fitojmë finalen dhe të bëjmë histori”, deklaroi sulmuesi spanjoll pas ndeshjes.

Top Channel