Matthaus: Futbollistët kanë humbur besimin te Guardiola

11/05/2015 00:00

Ish-futbollisti i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane, Lottar Matthaus, ka dalë kundër praktikave të trajnerit Pep Guardiola te kampionët e Bundesligës.

Një emër me influencë në historinë e futbollit gjerman, Matthaus mendon se yjet kampionëve të Gjermanisë po e humbasin besimin te tekniku katalanas.

44-vjeçari mori titullin e dytë në Bundesliga në po kaq sezone, por ka dështuar për të patur impaktin e duhur aty ku tifozët e Bayern të vlerësojnë më shumë, në Champions League.
 
“Guardiola po bën kaq shumë rotacion në skuadër, sa ka krijuar një situatë destabilizuese. Skuadra nuk e ka më qëndrueshmërinë që e karakterizonte në 8 muajt e fundit, duke impresionuar tifozët në Gjermani. Duket se lojtarët po e humbasin ngadalë besimin dhe Guardiola këtë nuk e kishte parashikuar”, tha Matthaus.

Bayern Munchen u eliminua nga Real Madrid sezonin e kaluar dhe këtë vit rrezikon të dalë nga kompeticioni sërish nga një skuadër spanjolle, me disfatën 3-0 ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e parë.


 

Top Channel