Futbollistët e Ajax zbresin me mamatë në fushë

11/05/2015 00:00

Dita e Nënave korrespondoi me një ndeshje për futbollistët e Ajax dhe protagonistët e skuadrës holandeze, në mungesë të kohës për familjen e tyre, kanë preferuar të marrin në stadium mamatë.

Në ndeshjen kundër Cambuur në Eredivisie, lojtarët e ekipit nga Amsterdami preferuan që në vend të maskotave që zakonisht përfaqësohen nga fëmijë, të marrin për dore nënat e tyre.

Si për të shënuar më mirë këtë iniciativë pozitive, mamatë e lojtarëve të Ajax ishin një inspirim për lojtarët në fushë, pasi ekipi kryeqytetas arriti të fitojë 3-0 kundër Cambuur.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel