Seria A, Interi fiton në Romë ndaj Lazios me 9 lojtarë; Berisha pret penallti

11/05/2015 00:00

Ka ndodhur gjithçka në Olimpico të Romës në ndeshjen e javës së 35-të të Serisë A, mes Lazios dhe Interit.

Në fillim, ishin vendasit ata që kaluan në avantazh me anë të sulmuesit Candreva (8’), por në minutën e 24-t të takimit gjithçka ndryshoi në favor të zikaltërve.

Arbitri ndëshkoi me karton të kuq Mauricion për një faull si lojtar i fundit dhe goditjen e dënimit e ktheu në gol Hernanes (26’).

Në minutën e 16 të pjesës së dytë ndëshkohet me karton të kuq edhe portieri i lacialëve (Marchetti) për një faull në zonë. 11-metërshi merret përsipër nga Icardi, por Berisha, gardiani i portës së kombëtares sonë, kupton krahun dhe pret goditjen e sulmuesit argjentinas.

Në minutën e 84-t është Hernanes ai që shënon golin e fitores për Interin, duke bërë që Lazio të qëndrojë në vendin e tretë të renditjes, 1 pikë larg Romës së vendit të dytë.

 

Top Channel