Barcelona, 3 pikë larg titullit kampion në Spanjë

10/05/2015 00:00

Fitorja e Barcelonës ndaj Real Sociedad (2-0) dhe barazimi i Real Madrid ndaj Valencia (2-2) ka afruar me titullin kampion skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique. Rezultatet e së shtunës bëjnë që katalanasve t’i duhet vetëm një fitore në dy ndeshjet e fundit për të arritur objektivin.

Barcelona ka 4 pikë avantazh ndaj madrilenëve dhe javën e ardhshme do të vizitojë Atletico Madrid, ndërsa ndeshjen e fundit do e ketë në shtëpi ndaj Deportivo La Coruna, skuadër që po lufton për mbijetesë.

Nga ana e tij, Reali do të vizitojë Espanyol-in dhe do të presë në shtëpi Getafe-n.

Në mënyrë që Reali të fitojë kampionatin, madrilenët duhet të fitojnë dy ndeshjet e ardhshme dhe Barcelona nuk duhet të fitojë asnjërën nga ndeshjet e mbetura.

Top Channel