Allegri: Reali? Më frikëson Barcelona

08/05/2015 00:00

Juventus ka siguruar titullin e katërt rradhazi, por Massimilliano Allegri kërkon nga lojtarët që të jenë të përqendruar, pasi dëshiron që të mbyllë kampionatin me më shumë se 80 pikë. Lajme të mira për tifozët e “zonjës” është fakti që Paul Pogba është gati dhe do luajë në ndeshjen e së shtunës.

Pavarësisht ndeshjes,në konferencën e trajnerit italian vëmendje më të mëdha i është kushtuar gjysmëfinales së dytë të Champions-it, ku të mërkurën Juve do udhëtojë në Madrid. “Fitorja ndaj Realit ka ndihmuar që në skuadër të ketë një atmosferë shumë të mirë. Jemi 95 ose 120 minuta larg Berlinit, por për të shkuar atje duhet të tregojmë një ndeshje shumë më të mirë taktike se ajo e para”-, deklaroi Allegri.

Ndërkohë, tekniku i “zonjës” ka pranuar se Barcelona e frikëson, por shpreson që të ketë një përballje Juve-Barça në finale e 6 qershorit. “Ka më shumë se dy muaj që Barcelona është duke luajtur një futboll të jashtëzakonshëm. Është shumë e vështrië që të përballesh me ta. Luis Enrique dëshiron në finale Juven? Edhe ne shpresojmë që të jemi atje”-, tha Allegri.

Për fund, numri një i pankinës së bardhezinjve jep lajme të mira në lidhje me Paul Pogbanë. Mesfushori francez do të luajë, ndërkohë që do ketë pushim për Tevez dhe Buffon. “Kam kërkuar lojtarëve që të mos mendojnë për Realin, duam ta mbyllim kampionatin me më shumë se 80 pikë. Pogba? Do luajë, por nuk besoj se do jetë në fushë për 90 minuta. Tevez dhe Bufon? Në portë do jetë Storari, ndërsa Tevez nuk do ftohet për këtë ndeshje”-, u shpreh tekniku i Juves, që ka mohuar se ka ndonjë problem mes tij dhe sulmuesit argjentinas.

Top Channel