Neymar: E dua Pogbanë te Barça

07/05/2015 00:00

Ylli brazilian i Barcelonës, Neymar ka thënë se Paul Pogba është i mirëpritur te Barcelona. Shumë skuadra europiane janë të gatshme të ofrojnë shuma të mëdha për ta pasur në radhët e veta francezin, por mediat kanë raportuar për një favorizim të katalansave.

“Pogba është një lojtar i madh. Ai është më i ri se unë, por ka treguar cilësi të mëdha. Ne i kemi dyert e hapura për të, sepse lojtarët si ai janë gjithmonë të mirëpritur te Barcelona”, u shpreh Neymar.

Ndërkohë, duke iu rikthyer komenteve për Champions, braziliani që shënoi golin e tretë ndaj Bayernit, deklaroi se asgjë nuk ka mbaruar dhe se në Gjermani do luajnë për të fituar. “Ne jemi shumë të kënaqur me lojën tonë dhe rezultati ishte i drejtë. Por, asgjë nuk ka mbaruar sepse ne njohim çfarë skuadre është Bayerni. Do shkojmë në Gjermani dhe do japim maksimumin”, tha braziliani.

Barcelona fitoi 3-0 në sfidën e parë gjysëmfinale kundër Bayernit që drejtohet nga Pep Guardiola. Trajneri spanjoll e ka pranuar se përmbysja është një mision i pamundur, por që do tentojnë më të mirën. Ky është viti i dytë që Bayern mund të eliminohet nga gjysmëfinalja e Champions, pasi vitin e kaluar ishte Reali ai që i mohoi finalen e parë Guardiolës me kampionët gjermanë.

 

Top Channel