‘Veteranët’ humbin sfidën me Gjermaninë

07/05/2015 00:00

Kombëtarja e veteranëve shqiptarë ka dalë e mundur nga përballja me veteranët gjermanë.

3-4  përfundoi ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena”, të ardhurat e të cilës do të shkojnë për ndërtimin e një fushe futbolli për personat me aftësi të kufizuara.

Në këtë sfidë, trajneri i kuqezinjve Astrit Hafizi u dha mundësinë shumë yjeve të kombëtares shqiptare ndër vite, duke filluar nga ata të viteve ‘80,  Musta, Zmijani, Targaj, Zëri, Tole, Agustin Kola e deri te lojtarët të cilët kanë shumë pak vite që janë tërhequr nga futbolli i luajtur.

Golat për kombëtaren tonë u shënuan nga Bushi dhe Agustin Kola, ndërsa për gjermanët shënuan Bobiç, Raiç dhe Alberts dy herë.

Top Channel