Klasifikimi i UEFA-s 2014-15, Italia e para

06/05/2015 00:00

Italia po bën hapa pozitiv në lidhje me rikuperimin e pikëve në klasifikimin e UEFA-s. Për sezonin 2014/15 fqinjët tanë përtej “Adriatikut” janë në pozitën e parë me 18.500 pikë, duke lënë mbrapa Spanjën me 18.357 pikë, pastaj Gjermaninë me 15.571 dhe Anglinë me 13.571 pikë.

Sigurisht, kjo është fryt i sukseseve në Europë të tre prej skuadrave italiane, Juventus, Napoli dhe Fiorentina. “Zonja e vjetër” është në gjysmëfinale të Champions-it, me mundësi reale për të kaluar në finale, ndërsa Napoli dhe Fiorentina janë në gjysmëfinale të Europa League-s.

Ky klasfikim vlen vetëm për këtë sezon, por gjithsesi është një hap i mbarë. Ndërsa, në klasfikimin e përgjithshëm të UEFA-s ku vlerësimi bazohet në rezultatet e 5-vjeçarit të fundit, Italia ka 70.010 pikë, larg Gjermanisë së vendit të tretë që ka grumbulluar 79.129 pikë. Anglia është e dyta me 80.391 pikë dhe e para Spanja me 98.142 pikë.

Nga pikët e klasfikimit të përgjithshëm është e qartë që Italsië i duhet një tjetër sezon kaq i suksesshëm sa ky aktual, por edhe ndonjë “rrëshqitje” e vendeve sipër saj, nëse dëshiron që të rikthejë vendin e katërt në Champions.

Top Channel