Inter, 25 mln € dhe dy lojtarë për Paulo Dybala

05/05/2015 00:00

Mauro Icardi ende nuk ka firmosur rinovimin, prandaj Inter është vënë në lëvizje për talentin e Palermos, Paulo Dybala. Zikaltërit i kanë ofruar Zamparinit 25 milionë euro, plus dy lojtarë të rinj: Bardi dhe Crisetig.

Ende nuk ka një përgjigje nga Siçilia, që kërkon të përfitojë sa më shumë nga sulmuesi argjentinas.

Juventus ka qenë skuadra më e favorizuar për të marrë shërbimet e Dybala, por negociatat kanë ngecur, për shkak se Zamparini kërkon 40 milionë euro.

“Zonja” është më e favorizuar edhe për faktin që do luajë në Champions League sezonin tjetër, por Mancini është gati që t’i garantojë një vend titullari argjentinasit, si pjesë e projektit të tij për të ringritur Interin.

Top Channel