F1, Lauda: Hamiltoni piloton si jashtëtokësor

05/05/2015 00:00

Niki Lauda i thur sërish lavde britanikut Lewis Hamilton. 3 herë kampioni i Formulës 1, aktualisht këshilltar i Mercedesit, ka deklaruar se kampioni në fuqi i sportit më të shpejtë në botë “piloton si një jashtëtokësor”.

“Po kalon një moment të mrekullueshëm. Gjithçka që bën, i del perfekte”, tha Lauda në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve ‘APA’.

“Ai nuk bën kurrë gabime. Realizon xhiro të shpejta si askush tjetër”, shtoi Lauda.

Lewis Hamilton kryeson klasifikimin e pilotëve me 93 pikë, i ndjekur nga Nico Rosberg (Mercedes) me 66 dhe Sebastian Vettel (Ferrari) me 65.

Top Channel