Aksident i rëndë në Tropojë, një i vdekur dhe një e zhdukur

05/05/2015 00:00

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Bajram Curri, në Urën e Dragobisë, ku si pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur.

Mësohet se automjeti, me të cilin udhëtonin katër persona, ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumë.

Policia vendore bën me dije se nga aksidenti ka mbetur i vdekur shtetasi Shan Pjetri, ndërsa e humbur rezulton shtetasja Shpëtime Lilaj.

Dy personat e tjerë që ndodheshin në makinë në momentin e përplasjes, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për trupin e Shpëtime Lilajt, që besohet se nuk i ka mbijetuar aksidentit të rëndë.

 

Top Channel