“Ne jemi gati”, zbulohet koreografia e tifozëve të Barçes

04/05/2015 00:00

Tifozët e Barcelonës janë duke u bërë gati për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions-it kundër Bayern-it. Përmes një fotoje, klubi katalanas ka zbuluar edhe koreografinë që do jetë në këtë ndeshje.

“Ne jemi gati”, ky do jetë mesazhi që do zërë pjesën qendrore të tribunës, ndërsa i tërë stadiumi do marrë ngjyrat e klubit, sigurisht pa munguar edhe ngjyrat e flamurit katalanas. Në tribunat pas portave do jenë të ekspozuara katër vitet kur Barca “pushtoi” Europën duke fituar Champions-in 1992, 2006, 2009 dhe 2011.

Kjo ndeshje do të jetë shumë e veçantë edhe për faktin se në “Camp Nou” do rikthehet Pep Guardiola. Ish-trajneri i katalansve tani po shijon suksese të reja me Bayern-in, por do ta ketë shumë të vështirë në këtë përballje, pasi do ndjejë mungesën e shumë yjeve.

Top Channel