Real Madrid, Benzema nuk grumbullohet për ndeshjen me Juventusin

04/05/2015 00:00

Lajm i keq për Realin e Madridit. Edhe pse është përpjekur shumë për t’u rekuperuar nga dëmtimi në gju, Karim Benzema do të mungojë në gjysmëfinalen e parë të Champions League ndaj Juventusit (e martë, 20:45).

Trajneri i kampionëve të Europës në fuqi, Carlo Ancelotti, ka vendosur të mos e grumbullojë sulmuesin francez për takimin që do të luhet në Itali.

Sipas ‘AS’, Benzema nuk ka më probleme me gjurin, por ndjen disa shqetësime të vogla, e për këtë arsye Ancelotti ka vendosur të mos e rrezikojë, duke preferuar ta ketë në kushte perfekte për gjysmëfinalen e dytë dhe finalen e mundshme të Champions.

Top Channel