Turneu i UEFA-s për U16, Shqipëria mposht Armeninë

03/05/2015 00:00

Shqipëria ka fituar sërish përballë Armenisë, por kësaj radhe me grupmoshat U16. Kombëtarja kuqezi që drejtohet nga Alban Bushi është duke dhënë shenja pozitive në turneun “UEFA Development 2015”.

Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Qemal Stafa”, Shqipëria arriti të marrë tre pikë të reja me golin e Kevin Llanajt që shënoi nga 40 metra. Sfida përfundoi 1-0.  

Ditën e djeshme kuqezinjtë triumfuan përballë moshatarëve të tyre malazezë me rezultatin 3-1.

Pas dy fitoreve, Shqipëria është favorite kryesore për ta fituar këtë turne, pasi mjafton që të mos mposhtet në ndeshjen e fundit që luhet sot kundër Qipros.

Top Channel