Të dhënat mbështesin vendimin e gjyqtarëve: Mayweather, fitues i drejtë

03/05/2015 00:00

Floyd Mayweather nuk bëri për vete askënd me boksimin e tij, por ishte fituesi i drejtë i ndeshjes përballë filipinasit Manny Pacquiao.

Sipas të dhënave të Compubox, amerikani goditi me sukses kundërshtarin në 34% të goditjeve të lëshuara gjatë 12 raundeve (148 nga 435), ndërsa Manny Pacquiao vetëm 17% (81 nga 429).

Edhe pse Pacquiao shfaqi një sjellje sulmuese në ring, sidomos në 6 raundet e para, boksimi teknik i Mayweather ishte më efektiv.

Në këtë gjë ranë dakord gjyqtarët, të cilët i dhanë fitoren amerikanit me vendim unanim: 118-110, 116-112 dhe 116-112.

Top Channel