Bajerni ‘i sakatuar’ humbet në transfertë

02/05/2015 00:00

Bajerni i përgjysmuar dhe me mendjen tek Barcelona ka humbur ndeshjen e radhës në Bundesligë, përballë Leverkusenit.

Në takimin e luajtur në transfertë, bavarezët u mposhtën 2-0. Goli i parë për vendasit u shënua në minutën e 55-të nga Calhanoglu dhe në minutën e 81 nga Brandt.

Më shumë se humbja, Guardiola-n duhet ta shqetësojë paraqitja e skuadrës e cila do të vihet përballë Barcelonës ditën e mërkure dhe me mungesa të rëndësishme, përfshirë këtu edhe Roben, që mbylli sezonin pas dëmtimit në ndeshjen e kupës përballë Dortmundit.

Ndryshe nga Bajerni, Barcelona fitoi 8-0 në transfertë ndaj Cordoba-s.

Top Channel