Lacio, Anderson: S’e refuzoj Barçen

02/05/2015 00:00

Futbollisti më në formë i Lazio-s, Felipe Anderson ka thënë se ndjehet i lumtur me interesimin e Barcelonës dhe se do ta kishte të vështirë ta refuzonte një ofertë të mundshme.

“Kam dëgjuar se Barcelona më do dhe jam shumë i lumtur. Janë një skuadër e madhe dhe më duhet ta pranoj që do jetë shumë e vështirë t’i them jo”- ka thënë 22-vjeçari.

Gjithsesi, braziliani është shprehur se momentalisht nuk po mendon për asnjë skuadër tjetër përveç Lazio-s. Ai dëshiron që ta mbyllë kampionatin si i dyti, prandaj ka thënë se është shumë i fokusuar me lacialët.

“Jemi duke kaluar në një periudhë shumë të mirë, duam që ta mbyllim kampionatin si të dytit dhe Lazio të rikthehet në Champions. Kemi ndeshje të rëndësishme në vazhdim të kampionatit dhe duhet të jemi të përqendruar, pasi diferenca është e vogël me Romën”- deklaroi Felipe Anderson.

Top Channel