Ancelotti: S’i kuptoj tifozët, pse e vërshëllejnë Ronaldon

01/05/2015 00:00

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se ylli i skuadrës së tij, Cristiano Ronaldo nuk meriton të vërshëllehet nga tifozët. Portugezi u kontestua nga tifozët edhe në “Santiago Bernabeu”, gjë që nuk kishte ndodhur më parë.

“Mendoj se, nëse Ronaldo shënon 50 gola në sezon është për shkak të natyrës së tij si lojtar. Ai nuk është asnjëherë i kënaqur me atë që arrin, gjithmonë kërkon më shumë. Ka disa sezone, që Ronaldo shënon 50 apo më shumë gola, prandaj nuk i kuptoj tifozët pse duhet ta vërshëllejnë”, – ka thënë tekniku italian.

Ancelotti nuk ka dashur të flasë për sfidën me Juventusin, që do luhet javën e ardhshme. “Në radhë të parë kemi ndeshjen me Sevilla-n, që është shumë e rëndësishme. Pas kësaj do të kemi kohë të flasim për Juventusin”, – deklaroi shkurt ai.

Italiani ka dhënë informacionet e fundit në lidhje me dëmtimet në skuadër, përfshirë Bale-n dhe Benzemanë. “Bale, mendoj se është i gatshëm për sfidën me Sevilla-n, por do të vendos më vonë nëse do luajë apo jo. Edhe me Benzemanë nuk do të rrezikojmë, pasi kemi alternativa të tjera”, – është shprehur Ancelotti.

Top Channel