Sarandë-Konispol, makina përplas për vdekje një kalimtare

01/05/2015 00:00

Një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtare, mesditën e së premtes, në aksin rrugor Sarandë-Konispol, në afërsi të fshatit Pllakë.

Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se, automjeti me targë AA870CX, i cili drejtohej nga 37-vjeçari Dorjan Deçolli, banues në Tiranë, ka përplasur për vdekje 73-vjeçaren E.N., banuese në fshatin Kuricë.
 
Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u shoqërua në Komisariatin e Policisë në Sarandë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij në flagrancë, për “tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara”.

Top Channel