Pezullohet për 3 muaj administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi

30/04/2015 00:00

Pakënaqësitë dhe deklaratat e administratorit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, kundër vendimeve të Komisionit të Etikës, ka shtyrë Komisionin e Disiplinës në FSHF ta pezullojë atë me 3 muaj larg çdo stadiumi në vend dhe ta gjobisë me 300 mijë lekë.

Pak ditë më parë, Disiplina dënoi me 6 muaj portierin e Flamurtarit, Iljon Likën, me akuzën e tolerimit të 2 ndeshjeve në Superligë, gjë e cila solli reagimin e ashpër të administratorit të klubit vlonjat, i cili akuzoi Federatën se përveç shpërdorimit të detyrës, po i bën shantazhe Flamurtarit.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës në FSHF është marrë në të njëjtën ditë kur kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në Turqi, u njoh nga biznesmenët turq për projektin e ri mbi klubin e futbollit Flamurtari.

Top Channel