Gundogan drejt largimit, nuk rinovon kontratën

30/04/2015 00:00

Borusia Dortmund ka njoftuar se mesfushori Ilkay Gundogan nuk do të rinovojë kontratën. Kjo është një sinjal i qartë se lojtari me origjinë turke dëshiron të ndryshojë skuadër për sezonin tjetër.

Disa nga skuadrat më të mëdha europiane janë të gatshme të paguajnë për mesfushorin i cili këtë vit nuk kishte një vend në formacionin e Jurgen Klop.

United ka bërë ofertën e parë që kap shifrën e 30 milionë eurove. Orët e fundit është njoftuar për një interesim të Chelsea-t si dhe të Bayern Munich-ut.

Në anën tjetër, edhe Dortmund është e interesuar ta shesë lojtarin, pasi rrezikon që ta humb me parametra zero verën e ardhshme. Këtë sezon Gundogan ka regjistruar 28 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar vetëm tre gola.

Top Channel