Lojtarët e së njëjtës skuadër grushtohen mes njëri-tjetrit

30/04/2015 00:00

Zënkat që degjenerojnë në grushte në fushën e lojës nuk janë të rralla, por kur ato ndodhin mes lojtarëve të një skuadre atëherë kemi të bëjmë me një rast unik.

Kjo ka ndodhur në Brazil, në ndeshjen mes Rio Brancos dhe Placido de Castros, ku pas pësimit të golit të pestë lojtarët e kësaj të fundit Uilian dhe Fabio Junior kanë filluar të gjuajnë njëri-tjetrin me grushte dhe shqelma.

Shokët tjerë të skuadrës kanë vrapuar për të ndalur sherrin, që për pasojë pati dy kartonë të kuq, për dy lojtarët të përfshirë në këtë zënkë.

Drejtori i skuadrës Placido de Castro, Anizo de Oliviera ka kërkuar falje tifozëve, si dhe ka premtuar se do merren masa ndëshkimore ndaj futbollistëve për shkak të gjestit që ai e ka vlerësuar të turpshëm.

Top Channel