Wolfsburg-Dortmund është finalja e Kupës së Gjermanisë

30/04/2015 00:00

Finalja e Kupës së Gjermanisë do të jetë Dortmund- Wolfsburg, pasi këta të fundit mposhtën Arminia Bielefeld në gjysmëfinale.

Ëndrra e Arminias, e cila militon në kategorinë e tretë ka përfunduar, pasi Wolfsburg-u ishte tepër i fortë për ta duke i mposhtur 0-4.

Maximilian Arnold ishte ai që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 8-të, ndërsa në pjesën e parë shënoi edhe Luiz Gustavo.

Arminia Bielefeld , e cila kishte eliminuar më parë Hertha-n, Werder Bremen dhe Borussia Moenchengladbach u tregua e pafuqishme ndaj ekipit që renditet i dyti në Bundesligë dhe në 45 minutat e dyta pësoi edhe 2 gola të tjerë. Ivan Perisic dhe sërish Maximilian Arnold vulosën rezultatin në 4-0.

Top Channel