Real dhe Atletico Madrid, pa merkato, FIFA do t’i ndëshkojë siç bëri me Barcelonën

29/04/2015 00:00

Mediat sportive spanjolle kanë publikuar të mërkurën se FIFA do të ndëshkojë Real Madrid dhe Atletico Madrid, duke mos i lejuar të realizojnë blerje në merkaton e verës 2015 dhe të janarit 2016.

Sipas ‘El Larguero’, ndëshkimi do t’i jepet fillimisht Atleticos e më pas Realit.

Ky ndëshkim ka të bëjë me transferimet e paligjshme të futbollistëve minorenë që dy klubet e kryeqytetit spanjoll kanë kryer gjatë viteve të fundit.

Në 2 prillin e vitit të kaluar, FIFA dënoi Barcelonën për të njëjtën arsye.

Top Channel