Real Madrid, 16-vjeçari Odegaard mund të debutojë në kampionat

28/04/2015 00:00

Carlo Ancelotti ka përfshirë për herë të parë në listën e lojtarëve të grumbulluar për një ndeshje kampionati të Realit të Madridit, 16-vjeçarin Martin Odegaard.

Talenti norvegjez, i cili kërkohej nga të gjitha klubet më të mëdha europiane gjatë merkatos së verës, hyri në një listë ku mungojnë shumë lojtarë: Modric, Bale, Benzema (të dëmtuar), Sergio Ramos dhe Carvajal (të skualifikuar).

Në këtë mënyrë, adoleshenti do të ketë mundësinë të debutojë me skuadrën e parë të Realit në ndeshjen e së mërkurës ndaj Almerias.

Martin Odegaard luan me skuadrën B të Realit, por stërvitjen e realizon me lojtarët e skuadrës së parë.

Top Channel