Rezultat historik, Shqipëria U17 barazon me Brazilin U17 në miqësore

27/04/2015 00:00

Shqipëria U17 ka mundur të marrë një rezultat surprizë dhe ndoshta historik, teksa ka barazuar 1-1 ndaj bashkëmoshatarëve të Brazilit, në miqësoren e tretë të zhvilluar në Austri, këtë pasdite.

Ekipi shqiptar drejtohet nga Xhemal Mustedanagiç dhe pasi ka barazuar 0-0 ndaj Meksikës U17 dhe është mposhtur 2-0 nga vendasit e Austrisë në miqësoren e dytë, këtë herë ka reaguar mirë përballë një kundërshtari të fortë dhe me shumë talente.

“Ishte një testim që i shërbeu mjaft skuadrës, sepse u ballafaquam me një kundërshtar të një niveli të lartë. Do të na shërbejë në të ardhmen si analizë dhe si eksperiencë”, mësohet të ketë thënë trajneri Mustedanagiç pas ndeshjes.

Top Channel