Përgjaket derbi i Beogradit, Serbia rrezikon ndëshkim të ashpër nga UEFA

07/04/2015 00:00

Presidenti i federatës serbe të futbollit deklaroi disa ditë më parë se në rast të përsëritjes së dhunës nëpër stadiumet e Serbisë, futbolli vendas rrezikonte të dënohej ashpër prej UEFA-s.

Dhe dhuna mbërriti. Në derbin mes Crvena Zvezda-s (Ylli i Kuq) dhe Partizanit të Beogradit tifozët u përleshën thuajse për 1 orë rresht mes njëri-tjetrit dhe policisë, duke shkaktuar në përfundim dhjetra të plagosur, pjesa më e madhe e të cilëve pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Dhuna kulmoi në momentin kur forcat e sigurisë hynë në sektorin e tifozëve ultras të Crvena-s, që nuk kishte ndodhur prej vitit 2007. Kaq ka mjaftuar që këta të fundit të shkulnin stolat dhe të niste një betejë e gjatë me policinë.

Sa për informacion, ndeshja u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel