Milani, zyrtarisht drejt stadiumit të ri në lagjen Portello

27/04/2015 00:00

Tashmë është zyrtare. Fondacioni “Fiera Milano” i ka dhënë miratimin e parë projektit të Barbara Berlusconit, për të ndërtuar stadiumin në pronësi të Milanit në lagjen Portello të qytetit.

Megjithatë, është një “po” e dhënë bashkëngjitur me kërkesën për informacione shtesë, për të cilat kuqezinjve u janë lënë 6 javë kohë; një hap deciziv e fundamental për ta bërë klubin kuqezi fitues të konkursit për rikualifikimin e kompleksit të vjetër të Milanos.

Një vendim që, pas rreth 3 muajsh zhbllokon gjithçka për të ndërtuar stadiumin në “Portello”, të cilit duket se sapo i është ndezur “drita jeshile”.

Konfirmohen kështu pritshmëritë e ditëve të fundit, sipas të cilave projekti i Milanit ishte pretendenti për të marrë konfirmimin për rikualifikimin e zonës së vjetër të ekspozitave në Milano, ndërsa stadiumi do të jetë pikërisht përballë “shtëpisë së Milanit”, apo projektit që parapriu këto zhvillime të fundit të quajtur “Casa Milan”.

Projekti për stadiumin e ri, siç edhe është bërë i ditur, është tepër inovativ dhe i teknologjisë së lartë, i prezantuar nga grupi Prelios dhe i hartuar nga një ekip i Barbara Berlusconit, që ka bindur edhe skeptikët e mbetur.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel