“Kampionati më i fortë në botë”, 4 javë para fundit të gjitha ekipet pretendojnë për titull

26/04/2015 00:00

Vetëm 4 javë nga përfundimi i kategorisë së parë të futbollit në Algjeri, të 16 ekipet që marrin pjesë në të janë  pretendente për titull dhe njëkohësisht të rrezikuara për të rënë nga kategoria.

Duket se rivaliteti këtë sezon në futbollin algjerian ka qenë tepër i madh, duke qenë se diferenca mes vendit të parë dhe të fundit është 11 pikë, çka matematikisht është e mundur që ekipi Hussein Dey, i cili ndodhet në vendin e 16-të,  të dalë edhe kampion. Por e njëjta gjë vlen edhe vendin e parë, ES Sétif, për të cilin mundësitë matematikore ekzistojnë që të dalë nga kategoria, megjithëse probabiliteti është shumë i vogël.

Nëse do të kishte një klasifikim për kampionatet e futbollit nga rivaliteti mes ekipeve, atëherë padyshim që Algjeria do të renditej e para.

Top Channel