Kategoria Superiore, Tirana fiton 1-0 ndaj Laçit dhe ngjitet në vendin e dytë

26/04/2015 00:00

Një gol i Kahata-s dy minuta para përfundimit të takimit i ka mjaftuar Tiranës për të fituar ndaj Laçit në ndeshjes e zhvilluar në “Qemal Stafa”.

Bardheblutë zhvilluan një ndeshje të mirë, por goli u shënua tepër vonë, atëherë kur të gjithë menduan se ndeshja përfundoi në barazim dhe u humb një mundësi e mirë për t’u afruar me Skënderbeun.

 Fransis Kahata, mesfushori nga kenia, shënoi një gol të bukur, ku pas një krosimi të Morinës, ai e dërgoi topin me kokë në rrjetën e miqve.

Me këtë fitore bardheblutë shkojnë në kuotën e 66 pikëve, 3 më pak se Skënderbeu kryesues, i cili fitoi në Kukës 0-1 më herët gjatë së dielës.  

Top Channel