Nedved: Ata të Realit janë “përbindësha”

24/04/2015 00:00

Pavel Nedved, përfaqësuesi i Juventusit në shortin që u hodh në Nion të Zvicrës, tha se bardhezinjtë janë të lumtur që pas 12 vitesh e shohin veten sërish në gjysmëfinalet e Champions League.

“Kemi përballë kampionët në fuqi, janë përbindësha, por ne jemi të lumtur që jemi mes katër më të mirëve”, tha ish-futbollisti çek i “Zonjës së Vjetër”.

Nedved shtoi se ka shumë besim te skuadra: “Mendoj se mund t’ia dalim mbanë dhe besoj se do të zhvillojmë dy ndeshje të bukura. Do të provojmë të bëjmë diçka të mirë për futbollin italian”.

Në lidhje me Paul Pogba, aktualisht i dëmtuar, Nedved tha: “Nuk ka shumë kohë, por do të përpiqemi ta kemi të gatshëm. Do të ishte shumë i rëndësishëm për ne”.

Top Channel