Kthehen shkëndijat në Formulën 1

23/04/2015 00:00

“Më pëlqejnë shumë shkëndijat”, shkruante në Twitter Jenson Button, piloti i McLaren-it, i cili nuk mori pjesë në garën e Bahreinit, por e pa nga televizori spektaklin piroteknik që kishte dekada që nuk shihej në Formulën 1.

Në pistën e Sakirit u panë shkëndija në pjesën e pasme të njëvendësheve dhe dyluftimet dukeshin më të “zjarrta”.

FIA po mundohet që të rekuperojë pamjet që ofronin garat e vjetra dhe për këtë arsye ka detyruar skuadrat që të vendosin pllaka titani në pjesën e poshtme për të provokuar këto shkëndija.

Këto shkëndija u vunë re më shumë në Bahrein pasi ishte një garë që u zhvillua natën. Për t’i parë sërish, duhet të presim garat e Singaporit apo Abu Dabit.

FOTO GALERI
1/6
Danil Kvyat me Red Bull

Top Channel