Mesazhi i Realit për tifozët e tij (Video)

21/04/2015 00:00

Lojtarët e Realit të Madridit, në prag të derbit ndaj Atletikos në Champions League, i kanë dhënë një mesazh tifozëve të tyre që të mërkurën në mbrëmje do të mbushin stadiumin “Santiago Bernabeu”.

“Nuk duam t’ia dimë për lodhje, presion, goditje dhe vështirësi sepse ti je gjithmonë aty”, thonë një nga një të gjithë lojtarët e skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Videoja, e publikuar në faqen zyrtare të internetit të kampionëve në fuqi të Europës dhe Botës, përfundon me golin e barazimit të shënuar nga Sergio Ramos në minutën e 93-të të finales së vjetshme të Champions League, ku Reali mundi pikërisht Atletikon 4-1 në kohën shtesë.

Top Channel