Ancelotti: Nuk do të nxitohemi për të shënuar

21/04/2015 00:00

Carlo Ancelotti nuk i vuri rëndësi mungesave që Reali i Madridit do të ketë të mërkurën në derbin ndaj Atletikos së Madridit, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League. Gareth Bale, Luka Modric, Marcelo dhe Karim Benzema nuk do të jenë në fushë, por trajneri italian thotë se ata që do të luajnë në vendin e tyre, do të japin maksimumin.

Atletico: “Kanë një soliditet të jashtëzakonshëm në mbrojtje. Është një nga ekipet që mbrohet më mirë në futbollin e sotëm. Ne duhet të luajmë pa u nxituar dhe duhet të jemi të përqendruar. Kemi shumë minuta për të gjetur fitoren”.

Formacioni: “Do të fus në fushë skuadrën më të mirë të mundshme”.

Penalltitë: “Nuk mund të stërvitesh për penalltitë sepse kanë të bëjnë me psikologjinë. Në stërvitje nuk mund të krijosh ambientin që ke në stadium”.

Mungesat: “E kam thënë shumë herë që kam skuadrën më të mirë në botë dhe përqendrohem tek ata që do të luajnë, jo tek ata që mungojnë”.

Ndeshja që pret: “Nuk besoj se Atletico do të mundohet të shënojë sa më shpejt. E njëjta gjë vlen edhe për ne. Duam të luajmë mirë të gjithë ndeshjen”.

Ndeshja e parë çerekfinale, e zhvilluar në stadiumin “Vicente Calderon”, ka përfunduar me rezultatin 0-0.

Top Channel