F1, Ferrari ka motorin më të fuqishëm

21/04/2015 00:00

Këtë vit, Ferrari më në fund ka arritur të ndërtojë një makinë të mirë. Ka përmirësuar shasinë, aerodinamikën dhe “sillet” mirë me gomat. Por, ndryshimi i madh ka të bëjë me motorin.

Sipas gazetës sportive spanjolle ‘AS’, skuderia Mercedes është e bindur se motori i Ferrarit ka 10 kuaj fuqi më shumë sesa motori i tyre, 15 më shumë se Honda dhe 30 më shumë se Renault.

Vitin e kaluar, motori Ferrari kishte 780 kuaj fuqi, ndërsa këtë vit ka 850.

Kjo ka bërë që njëvendëshet e kuqe të jenë më të shpejtat në pjesët e drejta të pistës, me 339,1 km/h të regjistruara nga Sebastian Vettel në Bahrein, 2.3km/h më shumë sesa Nico Rosberg i Mercedesit.

Top Channel