Kinezi Bee, të dielën në Milano për 60%. Në projektin e tij, Maldini drejtor teknik

20/04/2015 00:00

Silvio Berlusconi besohet të jetë kënaqur më shumë me suksesin e të rinjve të Milanit, që mposhtën Real Madridin në finalen e turneut të Dubait, sesa atë barazim pa gola në derbin Inter-Milan të së dielës.

Ndaj, e para pyetje legjitime që vijon të ngrihet është: a ishte ky, derbi i fundit i Silvios si padron i kuqezinjve? Sigurisht mëse e pranueshme, por me kalimin e javëve, edhe blerësit potencialë priten të dalin më në pah.

Për momentin janë bërë të ditura, jo tërësisht publike, dy premisa. Njëra bën lider ndërmjetësuesin tajlandez Bee Taechaubol, ndërsa tjetra kinezin Richard Lee, manjat i Hong Kongut. I pari duket se ka avantazhin e të tentuarit i pari për t’u hedhur në sulm, ndaj dhe për këtë shkak pritet të jetë në Milano së shpejti. Ndoshta që prej së dielës së 26 Prillit… Bee mësohet se do të hyjë në tratativa, që mund të zgjasin disa ditë, por do të pritet gjithashtu në Arcore edhe nga Berlusconi.

Në këtë pikë pritet vetëm të shihet se “çfarë tymi” do të dalë nga “çatia”, pasi tashmë Milan duket se i ka përgatitur të gjitha analizat dhe llogaritë e bilancit. Tajlandezi, nga ana e tij duket se po kërkon të marrë kohë për të mbyllur marrëveshjen. Oferta e tij paraprake do të skadojë në fund të Prillit, e bëhet fjalë për rreth 500 milionë euro për rreth 60% të aksioneve, kalimi i të cilave do të bëhet deri në fund të vitit. Një takim i vendosur nga sa duket.

Ndërkohë, kinezi Bee ka zgjedhur të jetë më i pranishëm ndaj ambientit kuqezi, i nxitur edhe nga mesazhi publik i shpërndarë nga tajlandezi përpara derbit, i cili kishte thënë se do ta shihte derbin në familje, nga Bangkoku, dhe se do të bënte tifo për Milanin. Me kinezin madje ka pasur kontante të vazhdueshme telefonike gjatë ditëve të fundit.

Në projektin e kinezit Bee, siç ka bërë të ditur “Gazzetta dello Sport”, ndërmjetësi financiar Dana mund të bëhej administrator i deleguar, ndërsa Paolo Maldini drejtor teknik. Mbetet për t’u kuptuar tashmë nëse oferta kineze do të frenojë në ndonjë mënyrë atë tajlandeze. Por, e qartë është se Berlusconit nuk i pëlqen aspak koncepti i ankandit dhe duket se kërkon tratativa konkrete.

Top Channel