F1, Hamilton: Nuk ishte e lehtë, Ferrari është përmirësuar

19/04/2015 00:00

Kampioni në fuqi i Formula 1 dhe fituesi i Çmimit të Madh të Bahreinit, britaniku Hamilton ka vlerësuar punën e mirë të ekipit. Piloti i “Mercedes” tha pas garës se Ferrari po bën një paraqitje të mirë dhe fitorja nuk ka qenë e lehtë.

“Falenderoj skuadrën për punën e bërë. Për ne nuk ka qenë e lehtë fitorja në Bahrein, ‘Ferrari’ është afër”, tha Hamilton

Ndërkohë, për sa i përket ngadalësimit në fund të garës, ai ka thënë se kishte probleme me sistemin e frenimit, por në fund ia doli.

Edhe piloti tjetër i “Mercedes”, gjermani Rosberg ia ka faturuar sistemit të frenimit gabimin e bërë një xhiro nga fundi, ku humbi edhe vendin e dytë, të cilin e mori Kimi Raikkonen.

Shefi i “Mercedes” Toto Wolff u shpreh se mbinxehja e frenave është një problem tepër shqetësues te dy makinat e skuadrës së tij dhe “për të nevojitet një analizë e detajuar”.

Top Channel