Skënderbeu i vetëm në krye, Tirana mposht Elbasanin. Partizani – Kukësi ndajnë nga 1 pikë

18/04/2015 00:00

Edhe pse kanë vuajtur për të marrë 3 pikë, Skënderbeu dhe Tirana janë skuadrat më të fituara të kësaj fundjave në superligë, ndërkohë që Partizani dhe Kukësi, 2 ekipet e tjera pretendente kanë humbur nga 2 pikë në luftën për titullin kampion.

Kampionët në fuqi mundën minimalisht 1-0 Apoloninë e cila është shumë pranë rënies në një kategori më poshtë. Ndryshe nga c ishte parashikuar, korcarët e Josës u munduan shumë dhe vetëm goli I sefës në minutat e fundit të ndeshjes I dha fitoren dhe mundësinë të qëndrojnë të qetë e të vetëm edhe këtë javë në krye të Superligës.

Partizani dhe kukësi nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në Qemal Stafa, një rezultat ky që largon gjithnjë e më shumë Partizanin nga titulli kampion. Racic shënoi golin për kryeqytetasit ndërkohë që për kukësianët autori I golit ishte I përhershmi Pejiç me 11 metërsh.

Edhe Tirana e nisi keq ndeshjen me Elbasanin i cili kaloi në avantazh në minutën e 5 me Jaupin. Bardheblutë e mblodhën veten dhe barazuan me Hyshmerin fundin e pjesës së parë. 45 minutat e dyta folën për Tiranën e Maganit e cila shënoi edhe 2 herë të tjera me Bushic dhe Elis Bakajn. Kjo fitore e mban Tiranën në vendin e tretë me 63 pikë, po aq kukësi I vendit të dytë.

Ndeshja tjetër e kësaj fundjave, ajo mes Vllaznisë dhe Flamurtarit përfundoi në paqe 1-1, rezultat ky që mban të pandryshuara vendet e këtyre dy skuadrave në renditjen e Kategorisë Superiore.

Top Channel