David Luiz tallet në rrjetet sociale, e mbron mamaja

16/04/2015 00:00

David Luiz është shënjestruar nga përdoruesit e rrjeteve sociale pas ndeshjes PSG-Barcelona, ku mbrojtësi brazilian u poshtërua nga Luis Suarez në dy golat që shënoi uruguajani në “Parc de Princes”.

Lojtari i Barcelonës ia kaloi dy herë topin poshtë këmbëve David Luizit dhe në internet qarkullojnë fotomontazhe tallëse.

Vetëm mamaja e tij i ka dalë në mbrojtje pas performancës së dobët.

Regina Celia nuk ka duruar talljet ndaj djalit të saj dhe në Instagram ka shkruar: “Zoti di gjithçka! Jezusi ka luftuar për ne, por ka ende njerëz që i lejojnë vetes të gjykojnë! Do të të dua gjithmonë pas ndeshjeve të mira, por edhe më shumë pas ndeshjeve jo të mira”.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel