NBA, nis faza e playoff-it

16/04/2015 00:00

Sezoni i rregullt i basketbollit amerikan ka përfunduar dhe të shtunën do të nisë faza e playoff-it, ku 16 skuadrat më të mira do të ndeshen me njëra-tjetrën për t’u shpallur kampion.

Dita e fundit e sezonit të rregullt la jashtë Oklahoma City Thunder të Russell Westbrook dhe Kevin Durant. Më parë, kishte mbetur jashtë edhe Los Angeles Lakers, skuadra e të dëmtuarit Kobe Bryant, që këtë sezon shfaqi formën më të dobët në historinë e saj, duke u renditur në vendin e parafundit të Konferencës së Perëndimit, me 21 ndeshje të fituara dhe 61 të humbura.

Ja skema e playoff-it të vitit 2015 në NBA:

Konferenca e Lindjes:

1) GOLDEN STATE WARRIORS – 8) NEW ORLEANS PELICANS
2) HOUSTON ROCKETS – 7) DALLAS MAVERICKS
3) LOS ANGELES CLIPPERS – 6) SAN ANTONIO SPURS
4) PORTLAND TRAIL BLAZERS – 5) MEMPHIS GRIZZLIES

Konferenca e Perëndimit:

1) ATLANTA HAWKS – 8) BROOKLYN NETS
2) CLEVELAND CAVALIERS – 7) BOSTON CELTICS
3) CHICAGO BULLS – 6) MILWAUKEE BUCKS
4) TORONTO RAPTORS – 5) WASHINGTON WIZARDS

FOTO GALERI
1/1

Top Channel