Ancelotti: Barazimi pa gola jo shumë i favorshëm, meritonim më shumë

15/04/2015 00:00

Reali i Madridit arriti një barazim 0-0 ndaj Atletikos në derbin madrilen, por Ancelotti nuk është shprehur i kënaqur me rezultatin duke pretenduar se ekipi i tij meritonte më shumë nga kjo ndeshje.

“Barazimi pa gola nuk është shumë favorizues për ne. Në 45 minutat e parë ne kemi luajtur shumë mirë dhe këtë lojë duhet ta bëjnë gjatë gjithë takimin në ndeshjen e kthimit”, tha trajneri i Realit.

Trajneri italian i kampionëve në fuqi të Champions League vlerësoi edhe portierin e Atletikos, Oblak, i cili sipas tij, ka zhvilluar një 90 minutësh të shkëlqyer dhe ishte një ndër faktorët që kjo sfidë përfundoi me këtë rezultat.

Top Channel