Trajneri i Monakos: U ndëshkuam me një penallti të paqenë, një padrejtësi e madhe

15/04/2015 00:00

Pas përfundimit të ndeshjes ku Monako u mposht 1-0 në “Juventus Stadium” nga kampionët e Italisë, trajneri i francezëve, Leonardo Jardim, ishte tepër i irrituar me gjykimin në këtë sfidë, veçanërisht për 11-metërshin e dhënë në favor të Juventusit.

“Rezultati i këtij takimi nuk pasqyron atë që dy ekipet paraqitën në fushën e lojës. Ky rezultat është një padrejtësi e madhe. Ndërhyrja e Carvalho-s ndaj Morata-s ka nisur jashtë zone”, tha Jardim.   

Ndërkohë, trajneri i Juventusit është shprehur i kënaqur me rezultatin.“Rezultati është i kënaqshëm. Tani ne kemi një avantazh të lehtë, por ndeshja e kthimi nuk do të jetë e lehtë. Na duhet të shënojmë një gol për të siguruar kualifikimin”, tha Allegri.

Top Channel