PSG, Blanc: Të përsërisim fitoren 3-2 ndaj Barcelonës

14/04/2015 00:00

Laurent Blanc, trajneri i PSG, deklaroi në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League ndaj Barcelonës, se do të luajë ashtu siç bëri në fitoren 3-2 të skuadrës së tij ndaj katalanasve në fazën e grupeve.

“Do e kemi parasysh atë ndeshje, do të jetë pikë referimi sepse pak skuadra në Europë mund t’i shënojnë 3 gola Barcelonës. Atë ditë zhvilluam një ndeshje fenomenale, por duhet të korrigjojmë gabimet që bëmë në dy golat e tyre”, tha trajneri francez.

Përsa i përket Barçës, Blanc tha se është një skuadër “që të tremb me lojën e saj dhe të lodh me pasimet e shumta”.

Top Channel