Lauda: Lewis dhe Nico, dy maskarenj egoistë

13/04/2015 00:00

Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg, ashtu si vitin e kaluar, do të luftojnë edhe këtë vit për titullin kampion në Formula 1 dhe “shkëndijat” e para mes tyre lindën menjëherë pas garës së tretë, të zhvilluar në Shangai të Kinës.

Gjermani e akuzoi britanikun se e kishte ngadalësuar me strategjinë e tij, ndërsa kampioni në fuqi u përgjigj duke thënë se nuk mendon për të tjerët kur garon.

“Nëse mendonte se ishte më i shpejtë se mua, le të më parakalonte”, ishte përgjigja e Hamiltonit.

Niki Lauda, presidenti i nderit i Mercedesit, e shpjegoi kështu këtë debat në konferencën për shtyp pas garës: “Lewis është egoist. Këta pilotë unë i quaj maskarenj egoistë. Por, duhet të jesh i tillë për të fituar kampionatin. Nuk më intereson nëse zihen shumë, e rëndësishme është të dalin i pari dhe i dyti. Këtë garë, Lewis ishte më i shpejti. Pikë. Në Bahrein do të grinden sërish me njëri-tjetrin.”

Top Channel