Alonso: Jemi aty ku e meritojmë

11/04/2015 00:00

Fernando Alonso nuk arriti më shumë se vendi i 18 në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Kinës. Piloti spanjoll i McLaren-Honda la pas vetëm dy makinat Manor dhe tha se klasifikimi tregon gjendjen reale të njëvendëshes së tij.

“Sot, bëra vetëm dy xhiro gjithsej. Gjithsesi, edhe po të bëja më shumë nuk besoj se do të arrija diçka më tepër. Jemi aty ku e meritojmë të jemi”, deklaroi spanjolli.

Më pas, Alonso nisi të shtjellonte filozofinë e tij të gotës gjysmë plot: “Mendoj se kemi bërë progres. Kemi fituar gjysmë sekondi ndaj kundërshtarëve dhe them se jemi në drejtimin e duhur.”

Në lidhje me objektivat e garës, Fernando Alonso deklaroi: “Duam të përfundojmë garën me të dyja makinat. Më pas, të shohim nëse mund të mbajmë ritmin e Force India. Kemi problem pjesët e drejta, nuk parakalojmë dot.

Top Channel