Hamilton: Asgjë nuk ka përfunduar

11/04/2015 00:00

Lewis Hamilton është i lumtur që në garën e Kinës do të niset nga vendi i parë, por në mendjen e tij është ende fitorja e papritur e Ferrarit në Malajzi.

“Kina vazhdon të tregohet një pistë e mirë me mua. Makina është shumë e lehtë në përdorim duke e krahasuar me fundjavën e Malajzisë. Kemi nxjerrë shumë mësime nga ajo garë. Ishte një garë e mundimshme për ne”, tha piloti britanik i Mercedesit në konferencën për shtyp.

Në lidhje me garën e së dielës, Hamilton deklaroi: “Deri tani, nuk kemi pasur asnjë problem, por na pret një garë e vështirë, pasi Ferrari është në formë. Asgjë nuk ka përfunduar.”

Top Channel