Manchester United i vendosur të rikthejë Pogba-n, gati oferta e ‘çmendur’
11/04/2015 00:00
Manchester United insiston për të rimarrë francezin e talentuar të Juventusit, Paul Pogba.
Sipas ‘Daily Express’, ‘Djajtë e Kuq’ po bëjnë gati një ofertë 75 milionë euro plus sulmuesin holandez Robin Van Persie, për të bindur italianët për transferimin e talentit 22-vjeçar, i cili ka bërë një sezon fantastik deri tani në Itali dhe në Champions me kampionët italinë.
Pogba u transferua te Juventusi pikërisht nga anglezët e Manchesterit me parametra zero dhe tashmë është kthyer në idhull për tifozët bardhezinj, por dhe në dëshirën e klubeve më të mëdha europiane.
Top Channel