Pilotët e Ferrarit: Jemi afër Mercedesit

10/04/2015 00:00

Edhe pse doli i dytë në provat e lira të Çmimit të Madh të Kinës, Kimi Raikkonen qëndron me këmbë në tokë.

“Duhet të bëjmë më të mirën e mundshme duke nisur nga provat zyrtare. Të shohim si do të dalim të shtunën e më pas do të mendojmë për garën. Nuk na shkoi keq e premtja, por duhet të kuptojmë se çfarë mund të përmirësojmë”, tha piloti finlandez i Ferrarit.

Ndërkohë, Sebastian Vettel mendon për të dielën e garës: “Mund të arrijmë edhe pole position-in, por kemi disa gjëra për të përmirësuar. Do të mundohemi t’i afrohemi sa më shumë Mercedesit. Nëse do të jemi në gjendje, do të mundohemi t’i parakalojmë; nëse jo, do të mundohemi të mbajmë pas kundërshtarët e tjerë.”

Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Kinës do të zhvillohen të shtunën në orën 09:00, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën në orën 08:00. Të dyja këto evente do të mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel